Banoret relaksohen

Banoret kane folur per ushqimin dhe se cfare eshte e rekomandueshme nga dietologet te konsumohet. Jetmiri ka thene qe nuk eshte mire te hash fruta para buke, ndersa Valentina i ka thene qe ajo di se eshte e kunderta pasi i ka thene dhe doktori. Me pas ata ulen te hane dreke, e cila ne te vertete i ka shkuar shume vone, pasi jane pak te corientuar. Dreken e dites e ka bere Jetmiri dhe ai mburret dhe u thote qe ka gjithe diten ne kembe dhe eshte lodhur. Banoret me pas hane dhe gjera te tjera pervec makaronave qe ka bere Jetmiri.
Banoret kane bere shaka per fjalet me dialekt jugor, ekzaktesisht per Vloren. Graciela e ka pyetur Jetmirin per nje shprehje qe perdor ai shpesh dhe me pas e kane gjetur, dhe ishte fjala e fandaksur. Ata kane qeshur me kete fjale dhe jane munduar te gjejne nje sinonim te perafert. Me pas flasin per pellumbat qe kane ne oborr, per faktin qe ata jane mesuar me banoret tashme, nuk kane me frike dhe nuk largohen. Graciela ankohet se i jane ashpersuar duart pasi ka lare shume rroba. Jetmiri dhe Erioni kane qendruar ne oborr duke kercyer e duke kenduar nga nje kenge. Haki bisedon me Valin dhe i thote qe me pare e ka patur totalisht te corientuar regjiimin e te ushqyerit derisa e pa veten qe ishte dobesuar shume dhe vendosi nje rregull. Me pas ata flasin per buxhetin e javes dhe thone qe nuk e kane shpenzuar mire, pasi nuk ishin te gjithe ne nje mendje. Ata mendojne qe javen e pare kane qene me te organizuar dhe racional. Bertina thote qe ndjehet e lodhur dhe kerkon qe dikush ti beje masazh, Erjoni dhe Graciela i thone qe mund te zgjedhe njerin nga ata te dy. Ne kete forme ata shpenzojne oret e pasdites duke shijuar pranine e njeri-tjetrit.

