Biseda për dashurinë, ngacmime Olta-Bertina

Bertina mbetet në dhomën e ndenjjes me Bledin dhe ltën. Ajo hap një diskutim për dashurinë dhe pyet Bledin se cfarë sprove do kalonte ai që të provonte dashurinë e vërtetë, por ai përgjigjet se s’do donte të kalonte asnjë sprovë. Ajo mendon se një provë e madhe që tregon ekzistencën e dashurisë mes një cifti është largësia. Sipas Bledit i cili i referohet disa statistikave, nëntëdhjetë përqind e cifteve nuk janë realë, ndërsa për sa i përket asaj që thotë Bertina, ai mendon se edhe afërsia është një sprovë për një cift. “Dashuria e vërtetë është shumë e vështirë të thuash se ekziston”- shprehet Bledi dhe shton se dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për prova sepse nëse ajo lind, lind, por duhet të jetë e njëjtë për të dy pjestarët e ciftit e jo vec për njërin, gjë që sipas tij është mjaft e vështirë. Bertina e pyet se nëse do krijonte një lidhje, mbi cfarë bazash do nisej për ta bërë kë të gjë, në shenjë të respektit ndaj vajzës apo sepse do mendonte se më vonë do lindte dashuria. Olta, e cila qëndron e shtrirë afër Bledit, deri në atë kohë qëndron indiferente ndaj bisedës, ndërhyn dhe thotë se nuk ka dëgjuar ndonjëherë për dashuri me respekt. Bertina i kërkon se nëse do të futet në bisedë të ndryshojë qëndrim dhe mënyrë të foluri. Erioni ndërhyn menjëherë duke i thënë Bertinës që të mos kapet pas gjithckaje se fundja ajo po qëndron shtrirë e po bisedon. Bledi përpiqet të mbyllë këtë diskutim dhe i kthehet përgjigjes së pyetjes. Ai shprehet se nëse nuk do funksiononte një lidhje nga të dyja palët, atëherë quhet aventurë dhe nëse njëri nga pjestarët e ciftit nuk do ndjehej rehat dhe i lumtur, tregon se nuk ka gjetur personin e duhur dhe kjo nuk mund të quhet dashuri. Për veten e vet, ai tregon se është bërë më i kujdesshëm lidhur kjo me moshën dhe eksperiencat që ka kaluar. Biseda kalon tek dashuria me shikim të parë a ekziston apo jo, por Hakiu mendon se është thjesht cështje tërheqjeje. Bledi mendon se me shikimin e parë lind interesi për dikë e ky është hapi i parë, por në rast se nuk ndodh me shikim të parë, do mund të ndodhë me kalimin e kohës. Bertina shprehet se preferon që ta njohë një njeri në kushte shoqërore dhe aparencës nuk i jep shumë rëndësi. Olta e pyet se cfarë pëlqeu tek Erioni pasi për dy javë nuk mund të thuhet se e njohu. Bertina ia kthen se i pëlqeu shoqëria në një ambient ku rrinë njëzet e katër orë bashkë, ndërsa si aparencë nuk i kushtoi rëndësi sepse iu duk si një person au-iu. Olta i thotë se asaj Erioni i duket si një person që flet kot e vepron kot dhe e pyet Bertinën se si i duket asaj, por Erioni ndërhyn menjëherë dhe shprehet se asaj nuk i duket ashtu. Olta vazhdon bisedën duke u ngacmuar me fjalë me Bertinën, por Bledi ndërhyn duke pyetur nëse këto janë skena xhelozie apo cfarë. Bertina ia kthen se duhet të merret me Oltën pasi me të i kanë bërë njëherë këto bisdea dhe e ka marrë mendimin e saj. olta shprehet se nga ana e saj s’ka xhelozi, ndërsa nga e Bertinës po. Bledi vazhdon bisedën duke i dhënë këshilla rrotull e rrotull Bertinës për lidhjen me Erionin duke i thënë se në plan të parë duhet të vërë veten, por ajo i htotë se ka një bindje të brendshme që e bën të mendojë se gjithcka është në rregull. Biseda mes të rinjve vahzdon për martesat në kohët e sotme ku secili jep mendimin e vet.

