Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Diskutime ndërmjet Gracielës dhe Bledit

Thursday, February 25, 2010 , Posted by BB3 at 9:24 AM


Graciela, teksa ndodhet përballë Bledit, përfiton nga rasti për të diskutuar me të opinionin që ai i dha një natë më parë se ajo është hipokrite. Bledi ia përsërit edhe njëherë se atë mendim ka për të, duke u nisur nga situata që ndodhi. Graciela shprehet se nuk i pëlqejnë opinionet e tija, madje fjala “hipokrite” iu duk e papërshtshme. Ai i spjegon se asaj nuk i takonte që të fliste ndërsa Enxhi debatonte me Rezartën dhe se gjithashtu nuk duhej ta ofendonte Enxhin në atë mënyrë, ndërkohë që asnjë tjetër nuk ndërhyri. Graciela justifikohet se edhe të tjerë reaguan, por Bledi e kundërshton. “Atëherë nuk ka gjë tjetër tek ti për mua?”- e pyet Graciela duke menduar se Bledi mudn të ketë edhe ndonjë gjë tjetër kunddrejt saj, por ai ia kthen se vec kjo gjë ishte që e bëri që t’ia thoshte fjalën “hipokrite”. Bledi mendon se cdokujt do t’ia thoshte këtë gjë dhe nëse nesër dikush tjetër reagon ashtu, ai do ia thotë në sy se cfarë mendon. Graciela kthehet sërish tek debati për fjalën e përdorur dhe thotë se përkufizimi që ai përdori nuk i pëlqeu aspak por justifikohet se u soll në atë mënyrë pasi donte që Erioni të mos vazhdonte më tej me ofezat ndaj Enxhit duke thënë se Erionit nëse nuk i thotë dikush të ndalet, nuk di të ndalojë më. Bledi i thotë se nëse ka këto lloj mendimesh dhe reagon për të tjerët, nuk duhet ta bëjë më sepse nuk janë reagime të mira dhe nëse e bën për të mbrojtur dikë, le t’i thotë atij person që të kërkojë ndihmë. Kur Graciela i thotë se këtë gjë duhet t’ia thotë ai vetë Erionit, Bledi ia kthen se tashmë është sqaruar dhe me të dhe cfarë kishte për t’ia thënë, ia tha.