Erioni dhe Bertina sqarohen

Erioni me Bertinën kanë qëndruar në kopësht përballë njëri-tjetrit duke biseduar e duke dhënë këshilla. Erioni i thotë që ajo nuk duhet të konfliktojë me njerëzit por ajo thotë që e ka inat Erionin në disa situata sepse hiqet si naiv dhe i lë të tjerët të përfitojnë nga situata, ai i thotë që atij nuk i ikën asgjë por ato që nuk i interesojnë i lë të kalojnë. Ai pohon që disa njerëz injorohen më mirë kur nuk i fut fare në listë. Ajo i thotë që ai nuk duhet të kthehet kundra saj. Ata i referohen një debati që ka patur Bertina Oltën. Bertina shprehet që nëse dikush nuk ka respekt njëherë për të, ajo s’ka dhjetë herë. Erioni i thotë që nuk nxirren gjërat me inat dhe ajo mund të mos e llagarisë fare atë person që nuk pëlqen. Bertina i thotë që ajo ka treguar kulturën e saj por di ta zgjidhë dhe ndryshe situatën. Erioni i thotë që nuk i pëlqejnë aspak këto situata dhe ajo i thotë që le të distancohet dhe të mos marrë pjesë. Ajo i thotë Erionit duke i ngritur dhe tonin e zërit që ajo ka pët t’iu përgjigjur si të dojë kujt të dojë dhe atij po të dojë t’i pëlqejë ose jo. Erioni i ëshët kundërpërgjigjur këtij paralajmërimi duke i thotë që ai i ka dhënë veç një këshillë, që nuk ka reaguar mirë. Erioni i thotë që ai nuk ka ndërmënd të seleksionojë njerëzit me arsyen që nuk i pëlqejnë Bertinës dhe nuk ka për të larguar asnjë. Ajo i thotë që ajo e ka bërë për të por ai i thotë që nuk ka pse ta bëjë dhe nuk janë të gjithë njerëzit njësoj. Ai i thotë që dhe me Bledin është kapur kot më parë dhe ka tonin e komunikimit të gabuar. Ai thotë që Bledi nuk i ka thënë asgjë të keqe dhe ajo është acaruar pa shkak dhe Erioni ka ndërhyrë që debati të mos shkonte më tej. Ajo i ka thënë që ajo nuk mund ta lejojë një mënyrë poshtëruese të foluri siç i ka ndodhur më parë. Ai i thotë që të ulë zërin e pastaj të flasë me të. Por Bertina i thotë që ajo ka momentet e saja kur do të flasë e të hapet me dikë. Ai i thotë që kur nuk i pëlqen dikush të mos bëjë muhabet me të por ajo i thotë që nuk ka ndërmënd të rrijë pa folur. Ai i thotë që ajo e ka mënyrën e komunikimit shumë të këqe dhe aspak si femër, ajo i përgjigjet që ajo ashtu është dhe po të dojë të rrijë me të në të kundërt le të vazhdojë. Ai habitet nga kjo e fundit dhe i thotë ta përsërisë nëse e ka me të vërtetë. Si përfunim ajo i thotë që ai të vazhdojë shoqëri mëe kë të dojë dhe ajo nuk ka për të folur më për të por vetëm për vete dhe ai i thotë që kjo është gjeja më e mirë që mund të bëjë. Më pas i thotë nëse mendon që mes tij dhe Oltës mund të ketë diçka dhe ajo i përgjigjet po. Por ai i thotë që ka zgjedhur atë dhe jo Oltën dhe po të kishte më shumë se shoqeri me Oltën do ta kishte zgjedhur. Pas shumë argumentash të dhënë nga të dyja palët ata bien dakort e duket se gjërat janë sqaruar.

