Gjimi ndërron strategji

Erioni ngacmon me fjalë Gjimin duke i thënë se nuk po e sheh më atje ku ka qënë më parë duke nënkuptuar kështu stategjinë e tij. Gjimi ia kthen se ka ndryshuar stil për këtë fundjavë që të shohë se cdo ndodhë. “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, shprehje e urtë popullore që Hakiu ia dedikon Gjimit dhe komenton se ai do të bëhet djalë i mirë tashmë, pas gabimit që bëri. Gjimi nuk e pranon që bëri gabim, por thjesht donte të dinte planet e të tjerëve e kjo ishte një mënyrë për ta zbuluar këtë gjë. “Të futësh thikën pas shpine ti dhe ai tjetri nuk bëhet; është lojë e pistë kjo”- thotë Hakiu, por biseda mbetet përgjysmë kur aty vjen Domenika, Seldi dhe Valentina.

