Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Graciela

Thursday, February 4, 2010 , Posted by BB3 at 10:47 AM


Mosha: 27 vjeç

Vendbanimi: Shkodër

Vendlindja: Fier

Arsimi: I lartë, diplomuar për Gjuhë-Letërsi

Profesioni: N/komisare policie në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, Shkodër.

Statusi civil: Beqare

Thotë për veten:
“Jam e qeshur, kokëfortë, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet. Njerëzit më thonë që rrezatoj energji pozitive”.

Eksperiencat: Eksperiencat e para profesionale i ka pasur në televizionin e Shkodrës, ku pagesa linte për të dëshiruar, por ishte një punë që e bënte me shumë pasion. Këtu është njohur dhe me Ergysin, djalin me të cilin është e lidhur prej më shumë se dy vjetësh. Puna si oficere policie nuk hynte tek aspiratat e saj, por i siguron të ardhurat e nevojshme për të mbajtur veten dhe babain, i cili është i verbër.

Familja: Graciela jeton me babain, i cili nuk e ka parë të bijën asnjëherë. Ka një motër të martuar me të cilën është shumë e lidhur. Që pas humbjes së nënës nga një sëmundje e rëndë, jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Tani i duhet të kujdeset për babain, të cilin e çon çdo ditë në një qendër për të moshuarit. Ka një shifër të konsiderueshme parash për t’i paguar shtetit, por nuk dorëzohet asnjëherë. Dita e saj fillon dhe mbaron me buzën në gaz.

Interesa & hobi: Është e dashuruar me çdo gjë të bukur, çdo gjë që lidhet me artin. Pëlqen teatrin dhe televizionin në mënyrë të veçantë.

Marrëdhëniet me meshkujt: Është pjesë e një lidhjeje që është shumë e rëndësishme për të.

Hyn në Big Brother...
Për të provuar veten dhe për t’i siguruar të atit një vizitë mjekësore jashtë Shqipërisë.