Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jeta e Gracielës

Thursday, February 4, 2010 , Posted by BB3 at 9:39 AM


Graciela i tregon Hakiut për jetën e vet të mbushur me ndodhi të bukura e të trishtuara. Ajo tregon se është detyruar të bëhet e fortë gjatë gjithë jetës së saj pasi e ëma nuk jeton më dhe në shtëpi kujdeset për babain e verbër. Ajo thotë se i ka mbledhur të gjitha forcat për të përballuar cdo gjë në jetë. Graciela tregon për fëmijërinë e saj dhe thotë se në moshën kur dëshironte të luante si cdo fëmijë tjetër, ajo qëndronte në shtëpi e qepte këpucë. Edhe në adoleshencë dhe gjatë shkollës së lartë, ajo nuk ka përfituar të njëjtat kënaqësi si bashkëmoshatarët e vet sepse gjithë kohën është kujdesur për shtëpinë, babain, nënën. Ajo kujton edhe disa caste të bisedës me nënën e saj. Hakiu i jep zemër duke i thënë se ka jetën përpara dhe është ende në kohë për të realizuar ëndërrat e saja. Graciela flet edhe për njohjen dhe lidhjen e saj me Ergysin, të dashurin e saj, pas pyetjes së Kikës se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ajo tregon se tani për tani është e sigurt për atë që ndjen dhe atë që po jeton me të, por në mendje i kalojnë shumë mendime për problemet që ka. Në lidhje me punën, ajo tregon se dikur ka punuar në televizion, ndërsa tani në polici dhe shton se nuk i pëlqen shumë, por mundësitë për të gjetur tjetër janë shumë të pakta. “Jeta është e bukur”- përfundojnë të dy banorët bisedën.