Jetmiri shan Olten
Pas bisedave te gjata banoret me ne fund vedosin te shkojne ne dhomen e gjumit. Teksa te tjeret pergatiten te flene, Jetmiri eshte shtrire ne krevatin e Oltes. Kjo e fundit pastron syte te pasqyra dhe i thote Mirit qe pasi ajo te mbaroje se fshiri tualetin, nuk e do me te krevati i saj. Ne kete moment Miri i thote:-“Ik tutje moj bizbiqe” dhe pastaj fillon e qesh. Olta e paralajmeron qe te bej kujdes me fjalet qe perdor, ndersa Graciela qe ndodhet shtrire ne krevatin e saj, prane atij te Oltes pyet se cfare do te thote fjala qe perdori Miri. Ndersa Olta i thote Gracieles “ Ta shpjegon ky inteligjenca ketu”, Miri vazhdon te perdore edhe fjale te tjera ofenduese ndaj Oltes (duke i thene me shaka, pasi gjate gjithe kohes qesh). Vajza fillon ta godase duke i kerkuar vazhdimisht qe te mos perdore nje fjalor te tille me te. Ajo shkon ne banje te laje syte dhe kur kthehet i thote perseri Mirit qe te cohet nga krevati i saj, por ai jo vetem qe nuk ben kete, por thote dicka qe shkaktoi nje zemerim te madh te Olta. Pas kesaj Miri humbet mikrofonin dhe te gjithe fillojne ta kerkojne gjithandej.