Seldi i thotë Domit “Zemra”

Historia mes Domenikës dhe Seldit ka disa ditë që ka përfunduar dhe tashmë ata kanë vendosur që të jenë thjesht miq. Edi dhe Bledi kanë bërë thashetheme për ta që në mëngjes duke thënë se kanë parë që Seldi dhe Domi po afrohen përsëri me njeri-tjetrin. Tashmë ata janë duke ngrënë mëngjesin në kuzhinë dhe gjatë kësaj kohe diskutojnë për ushqimët. Domenika çohet për të marrë disa nga ushqimet dhe Seldi, ndërsa i kërkon dicka i thotë “zemra”. Domenika i kërkon që të ketë më shumë kujdes me fjalët, por ai ia kthen se i rrëshkiti dhe kur të rrëshket padashje, s’ke c’t’i bësh. Domenika e vë buzën në gazë. Më pas, ajo ulet bashkë me djemtë në tavolinë për të ngrënë dhe Seldi e pyet “Shoku, do më?” e ndërsa ajo i thotë po, sërish qesh për fjalët e përdorura nga ai. Seldi, duke kërkuar që të krijojë sërish afrimitet me të, ia përsërit edhe një herë këto fjalë Domenikës e cila, përvecse buzëqesh, nuk reagon ndryshe. Më pas, biseda vazhdon në lidhje me ushqimin dhe dietën dhe banorët dalin në kopsht për të pirë kafen e mëngjesit. Edhe aty, përvecse bisedave shoqërore, ndërmjet dy të rinjve nuk ka tjetër mënyrë të foluri.

