“Shkendijat e jetes”

Kika, Olta dhe Bertina kane ndenjur ne oborr dhe kane biseduar fillimsht per mungesen e personave te dashur. Ai i thote qe e ka marre shume malli per bashkeshorten e tij dhe i tregon per kohen qe kane ndenjur larg. Koha me e gjate ka qene gjate luftes, pasi kur ka filluar lufta ai ka qene ne Prishtine dhe Linda (bashkeshortja) me femijet kane qene ne Peje. Ai tregon qe ajo ka qene koha me e veshtire qe kane perjetuar, pasi pervec faktit qe ishte lufte dhe ishin larg, ata nuk e dinin as se kur do te mbaronte ai tmerr. Ndersa tani qe eshte brenda ne shtepine e BB, sigurusht qe ia ndjen mungesen por eshte shume ndyshe, te pakten ajo e shikon. Ai thote qe mendon se vajza e madhe ia ndjen me shume mungesen pasi eshte shume e lidhur me te. Me pas ai u tregon per menyren se si i kalojne festat familjare dhe pervjetoret e marteses. Ai i thote qe ato i bejne gjithmone dhurata njeri-tjetrit, dhe zakonisht fundjavat i kalojne larg shtepise.
Bertina i flet per lindjen dhe perendimin e diellit dhe i thote qe nga shtepia e saj ne Delvine ka nje pamje te shkelqyer. Olta thote qe asaj i pelqen shume te shohe lindjen dhe perendimin e diellit ne det, pasi i duket i mrekullueshem momenti kur dielli duket sikur zhytet ne det. Me pas flasin per shkelqimin e meteoreve dhe Bertina thote qe me mire te jete meteor i perkohshem se planet i perjetshem dhe i pergjumur.
Si perfundim Kika i thote qe duhet te mesojne te kercejne pasi mund ta kene ndonjehere si prove jave, dhe ai i kerkon Bertines ti mesoje nje valle dhe te dy fillojne te kercejne.
Pjesa tjeter e banoreve eshte ne kuzhine duke pritur nga casti ne cast per te ngrene dreke.

