Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Alarm për t’u zgjuar

Thursday, February 4, 2010 , Posted by BB3 at 4:56 AM


Ora shënon dymbëdhjetë dhe përvec Valentinës, Hakiut, Eduardit dhe Gjimit, askush tjetër nuk zgjohet nga gjumi. Alarmi është e vetmja mënyrë për t’i zgjuar ata edhe pse më parë e ka provuar Valentina, por pa rezultat. Disa prej tyre e ndjejnë alarmin dhe ngrihen të coroditur, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë ende të flenë. Në sfond dëgjohet muzika shqiptare. Duke qënë shumë të përgjumur, ata që zgjohen nuk ngrihen nga krevati, madje mbyllin sytë për të fjetur sërish edhe pak. Alarmi bie për të dytën herë e kështu të gjithë ngrihen përnjëherë. Erioni fillon të ngacmojë me dorë Bertinën, por edhe ajo nuk rri pa ia marrë hakun. Më pas Erioni shkon t’i përgatisë një kafe asaj e ia sjell te krevati. Bertina e pi me kënaqësi kafen. Erioni nuk harron që t’u sjellë edhe vajzave të tjera kafe. Seldi me Domin rrinë për një kohë të gjatë të përqafuar në shtrat. Të gjithë ngrihen dhe pasi bëjnë tualetin e mëngjesit, rregullojnë dhomën e gjumit e bashkohen me të tjerët për të ngrënë mëngjesin.