Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Përgatitja e turshive

Wednesday, February 3, 2010 , Posted by BB3 at 10:36 PM


Të gjithë banorët angazhohen për provën e javës. Ata ndahen në grupe që t’i përgatisin sa më shpejt perimet për të bërë turshitë. Kështu Graciela, Pamela, Bertina dhe Eduardi merren me qërimin e hudhrave e qepëve. Erioni dhe Seldi me specat, ndërsa Olta dhe Jetmiri me karotat. Hakiu dhe Gjimi merren me lakrat, kurse Domenika e Valentina lajnë enët dhe perimet. Gjatë përgatitjeve mes banorëve ka shkëmbime batutash, shaka e ngacmime. Jetmirit i ka ngelur mendja tek Olta e cila nuk pranoi të fliste për historinë e saj të dashurisë e ndaj e ngacmon, por ajo vazhdon me idenë e saj se s’do të flasë për këtë gjë. Banorët diskutojnë për provën dhe ushqimet e më pas fillojnë të këndojnë këngët e vendosura në sfond. Pas një ore përgatitjesh bie gongu që tregon se kjo fazë përfundoi, ndërkohë që banorët ende nuk kanë përfunduar bërjen e turshive.