Bertina nuk ndjehet mire
Banoret ne dhomen e gjumit jane duke bere shaka dhe lojra me njeri-tjetrin. Teksa te tjeret diskutojne Bertina i thote Jetmirit qe t’i beje pak masazh se ndjehet e keputur. Keshtu Miri i ben masazh vajzas dhe me pas largohet dhe diskuton me te tjeret. Ne dhomen e gjumit hyn Seldi i cili fillon te ngacmoje vajzat qe po perpiqen te flene. Graciela cohet nga krevati dhe shkon te puthe Bertinen. Teksa ben kete gje, ajo ve re se Bertina eshte zbehur ne fytyre. Gracia e pyet vajzen se cfare ka dhe ajo i pergjigjet se nuk eshte mire, ndjehet e keputur dhe i dhemb barku. Prane saj shkon edhe Seldi dhe me pas Erjoni. Erjoni i thote vajzes qe te pije caj rigoni, por ajo nuk do. Madje ai shqetesohet dhe i thote Bertines qe te mos rrije me rroba te lagura nga djersa se do te ftohet dhe te lyeje kembet me aspirine, ose te perpiqet te fleje, por Bertina thote se sapo ka pire nje auline. Erjoni rri te koka e Bertines dhe kujdeset per te gjate gjithe kohes. Bertina i thote Erjonit qe ti beje masazh se i dhemb mesi. Ne dhome eshte edhe Graciela e cila u thote qe te therasin mjekun, por Bertina dhe Erjoni refuzojne.