Debat Vali-Jetmir
Banoret kane qene me sofra duke ngene mengjesin dhe Seldi i ka kerkuar Jetmirit qe ti hedhi pak qumesht ne nje gote. Ne te njejten kohe Vali i ka thene Jetmirit qe ti jape enen me qumesht por ai sja ka dhene dhe ka vazhduar punen e tij. Vetem ky gjest ka bere qe ndermjet dy aktoreve te kesaj skene te linde nje debat i gjate. Ne ate moment jetmiri eshte ngritur nga tavolina dhe ka dale jashte ndersa Vali ka vazhduar te komentoje per kete gje me Erionin. Ajo i ka thene qe keto jane veprime qe i ben vetem nje femije pasi kur ajo ia ka kerkuar qumeshtin ai duhet tja jepte dhe jo te vazhdonte te qeshte. Erioni i ka thene qe ai nuk e ka bere me qellim por ka qene nje koincidence e keqe dhe ai nuk ka nevoje per direktiva pasi Jetmiri eshte mazhoren. Ajo i ka thene qe ai nuk ka nevoje qe ti dale ne mbrojtje Jetmirit por Erioni i ka thene qe ai keshtu e mendon, nuk eshte se po e mbron. Vali i ka thene Oltes qe ajo nuk e kupton perse te gjithe e kane frike Jetmirin dhe nuk guxojne ti kthejne asnje pergjigje dhe kur eshte gabim. Olta i ka thene qe ajo nuk ka frike askend por ne ate rast nuk kishte pse te nderhynte pasi debati ishte midis tyre. Jetmiri,Edi dhe Erioni kane vazduar biseden jashte duke bere thashetheme dhe duke share mbas kraheve Valin. Jetmiri i ka thene qe ai do te hyje brenda dhe do ta sqaroje kete gje me Valin e do ti thoje qe cfare ka ajo qe e sulmon. Dhe ashtu ka bere. Ai eshte futur brenda dhe e ka sqaruar dhe njehere muhabetin me Valin dhe i ka thene qe eshte turp qe te zihen per nje gote me qumesh. Ata perseri nuk kane rene dakort me njeri-tjetrin.