Diskutime per Valentinen
Valentina, nena e pare konkurente ne BB, u eleminua e para nga ky eveniment. Edhe pse ajo nuk ndodhet me ne shtepi, banoret here pas here bisedojne per te. Jetmiri i cili qe ai qe gjate kesaj jave pati debate te forta me mama Velen, diskuton me banoret per menyren e sjelljes se tij ndaj Valentines. Ai vazhdon te beje thashetheme rreth debateve te tij me valin duke shfajesuar gjithmone veten. Nder ata qe diskutojne eshte edhe Kika i cili thote qe gabimi i Valentines ishte se ajo nuk i ulte gjakrat neper debate, por i nxiste me shume. Komentet qe bejne banoret jane nga me te ndryshme ku disa i dalin ne mbrojtje Valit. Per shembull Graciela thote qe debatet e Valit me Mirin i jane dukur krejt te kota dhe ndonjehere i flet Mirit se ka bere gabim qe ka vepruar ne ate menyre pavaresisht fajit. Ajo here pas here duket se ne nje fare menyre t’u shmanget komenteve te saj rreth kesaj ceshtjeje duke mos mbajtur qarte anen e dikujt. Pas kesaj banoret diskutojne edhe per lojen e Domit dhe Seldit.