Martesa e Kikes
Teksa rrine ne kolltuke Kika, Olta dhe Seldi diskutojne me njeri-tjetrin per gjera te pergjithshme. Ne biseda e siper Olta pyet Seldin per historite e tij sentimentale. Ajo i thote Seldit a e ka gjetur shpirtin binjak dhe ky i fundit i pergjigjet duke i thene se eshte ne kerkim te kesaj gjeje. Me pas Olta pyet edhe Hakiun duke pohuar se ai e ka gjetur tashme shpirtin e tij binjak. Hakiu nga ana tjeter nuk do qe te flase shume megjithate ai, i nxitur edhe nga pyetjet e Oltes tregon se si eshte njohur ai me bashkeshorten e tij. Ai thote se me bashkeshorten jane njohur qe femije teksa luanin bashke dhe me pas jane rritur bashke. E ndersa Kika tregon se si eshte njohur me gruan, Seldi pyet Olten per historite e saj. Vajza i thote se nuk do qe te tregoje per historine e saj, por pranon se edhe ajo ka pasur nje histori dashurie. Seldi nga ana tjeter insiston me pyetje, por Olta refuzon te tregoje per lidhjen e saj.