Miri dhe Rezi shprehin ndjenjat
Jetmiri dhe Rezi kanë dalë për të qëndruar në kopësht së bashku. Ai i thotë që ka bërë të tjerët në atë shtëpi të ndihen të lumtur e jo më mos të bëjë atë.
Ai ka krijuar një ambjent shumë të këndshëm vetëm për ata të dy. Ai i thotë që është mëkat të flesh duke patur atë afër, dhe i kërkon që të flasin e të njihen zyrtarisht. Ai e pyet për emrat e preindërve dhe ajo ia tregon. Me pas ai i thotë që që kur e ka parë për herë të parë e ka pëlqyer, por Edi është prononcuar i pari e ai nuk mund të fliste, por tani të gjithë ata që nuk i kanë kuptuar, le t’i kuptojnë tani. Jetmiri i thotë që ai është tërhequr nga mendja dhe zemra e saj dhe jo nga bukuria. Au vazhdon më tej duke i thënë që ajo është më e rritur se të gjithë të tjerët atje brenda sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Ai i thotë që e ka për nder që ka gjetur një vajzë si ajo, që është dhe pa komplekse. Ai irrëfen që dashuria mund të lindë pasi lidhesh, nuk është e thënë të dashurohesh e pastaj të lidhesh, ai nuk është nisur për t’a mashtruar dhe po t’i grumbullojë të gjithë sa ndjenjë, nuk bëhet sa ndjenja e tij. Ai i thotë që mund të kishte përfituar nga kushdo aty brenda por me të ia vlen të sakrifikojë gjithçka. Më në fund dhe ajo pohon që i ka ëndërruar këto momente me të dhe ai çuditet. Ata kanë ndenjur shumë kohë bashkë duke shprehur ndjenjat për njëri-tjetrin.