Ndjenjat e Pamit
Pamela dhe Renato po bisedojne per profilet e shkollave qe kane zgjedhur te studiojne dhe ajo i tregon se ka zgjedhur profilin e sistemeve te drejtesise dhe ka deshire qe te beje specializim ne degen e psikoligjise. Ai i thote ne e mendon qe te beje dhe ekonomik dhe ajo i thote qe i pelqen shume pasi eshte me e dhene ne lendet ekzakte se ne ne shoqeroret. Me pas Pami ka vajtur dhe eshte ulur prane Jetmirit dhe ai ka filluar t’i flase. Ajo i ka thene pse flet si i perkedhelur dhe ai i eshte pergjigjur qe ai di te sillet dhe me kulture pasi ajo i ka thene qe nuk di te sillet me femrat dhe tani e tutje ai do mundohet te mbushe boshllekun e lene mes tyre. Pami ndoshta do ti ktheje lojen qe Jetmiri donte t’i bente asaj dhe ka filluar ta ngacmoje. Ajo i thote qe eshte menduar mire dhe nuk do t’i fshehe me ndjenjat, ajo deshiron qe dhe ai te ndjeje te njejten gje qe ndjen dhe ajo per te. Ai i thote qe se kishte vene re kete gje ne sjelljen e Pamit. Ajo i thote qe i pelqen stili i tij dhe gjerat e vecanta qe ai ka. Ai i thote qe ai mund te duket si tip i ftohte por ne te vertete eshte shume i lidhur me njerezit qe ka perzemer. Ai i thote qe ka bere me shume per te tjeret se sa per veten. Me pas ai i tregon per shoqerine e tij dhe per kater shoket e ngushte. Pami i thote qe kur te dalin nga shtepia ajo do t’a shetise ne vendet me argetuese ne Tirane dhe ai i thote qe e vlereson kete gje. Jetmiri i thote qe dhe ai do te beje te njejten gje me te kur ajo te shkoje ne Vlore. Me pas aty vjen dhe Seldi me Erionin te cilet hedhin ca fjale me nenkuptime per ata te dy por Pami dhe Miri nuk e vene aspak ujin ne zjarr. Jetmiri i thote qe po i rri afer meqenese ka ditelindjen dhe ajo i thote qe s’ka dhurate me te bukur.
Ne te njejten kohe Graciela me Erionin kane qene duke pastruar dhomen ajo e ka pyetur se cfare raporti ka me Bertinen. Ai i ka thene qe e pelqen me teper si shoqe te ngushte dhe e bezdisin kur te tjeret e pyesin gjithmone me tendence per te. Ajo i tregon per Olten dhe i thote qe ajo e do fort por ajo i eshte distancuar keto kohe dhe nuk e di per cfare arsye.