Origjina dhe shoqeria
Kika, Graciela, Domi, dhe Edi jane ulur tek karriget ne oborr dhe kane biseduar per dallimet ndermjet krahinave. Nje nga tiparet qe Kika dhe Graciela kane theksuar ka qene vendosja e shamise, e cila ndyshon ne krahina te ndyshme, shembulli konkret qe kane ilustruar ka qene Shkodra me Dukagjinin. Me pas ata te dy ngrihen per te praktikuar vallen e Shotes. Jetmiri, Erjoni dhe Bertina jane ne kuzhine dhe flasin per shoqerine ne pergjithesi. Bertina thote ‘trimi i mire me shoke shume’, ndersa erioni thote ‘trimi i mire me shoqe shume’, pasi po te kesh shoqe te vine dhe shoket. Bertina nuk eshte dakort me kete perifrazim dhe i thote qe nuk eshte nevoja te perdoresh shoqet per te bere shoke. Erioni i thote qe ai eshte egoist, mendon vetem per vete dhe jo per te tjeret, ndersa Bertina i thote qe ai nuk ka aspak ndergjegje qe thote qe eshte egoist. Aty vjen dhe Graciela dhe Jetmiri i thote qe ajo eshte shume njeri i mire dhe ka shume respekt per te, ajo e falenderon dhe i thote qe dicka nuk ka ne rregull ajo, qe i respekton te tjeret me shume sec e respektojne. Ndersa Jetmiri i thote qe ai i respekton njerezit aq sa e respektojne, as me pak e as me shume. Me pas Graciela, Bertina dhe Kika recitojne nga nje poezi dhe nga ketu merr shkas qe te hapet nje teme per letersine. Kika thote qe letersia eshte e madhe, e gjere dhe e pafundme. Ata fillojne te tregojne autoret e tyre me te dashur dhe nder to permendin: Cvajg, Drajzer, Still e te tjere. Nderkohe Domi dhe Pami jane duke pregatitur petet per te bere byrek.