Pa njeri-tjetrin
Teksa ne dhomen e gjumit banoret bisedojne duke u munduar te flene, disa prej tyre vazhdojne te qendrojne ne kuzhine. Biseda kryesore ne shtepi tashme zhvillohet perreth nominimeve dhe eleminimit te te shtunes. Domenika dhe Seldi diskutojne per eleminimet duke thene se 5 persoja jane shume ne nominim. Duket se ne shtepi kane filluar ethet e eleminimeve. Ne nje moment Domenika thote se eshte shume kurioze se kush do te dale nga shtepia te shtunen. Domenika pyet Seldin nese ai eshte kurioz dhe vahdon te flase per mundesine e eleminimit te saj ose te Seldit. Te rinjte i shqeteson fakti se si do te ta shtyjne kohen e qendrimit ne shtepi, nese ndonjeri prej tyre do te eleminohet. Dome thote se Seldi mund ta perballoje me lehte largimin e saj sepse eshte tip alegro dhe mund te pershtatet me shume me te tjeret dhe do ta haxhoje kohen me ta. Ajo thekson se ka frike nese largohet Seldi sepse Dome eshte tip qe nuk hapet shume me te tjeret, madje perkudrazi kjo do ta bente te mbyllej ne vetvete. Seldi nga ana tjeter mundohet t’i jape zemer vajzes duke i thene te mos e vriste mendjen per kete. Per te nominuarit flitet edhe ne dhomen e gjumit. Bertina dhe Kika diskutojne se cili prej te nominuarve mund te largohet kete jave. Erjoni pyet se ke mondojne se do te largoje publiku kete jave por banoret nuk japin emra. Kika thote se te gjithe banoret i jane dukur aktiv gjate kesaj jave. Nder te tjera ata diskutojne edhe per mundesine e futjes se ndonje banori te ri.