Surpriza pa mbarim
Arbana u kërkon banorëve të shtëpisë së re, të cilët janë duke festuar e duken të lumtur për këtë surprizë, që të njihen me ambientet e shtëpisë. Ata shprehen se janë të kënaqur që ndodhen aty. Arban fton banorët e dy shtëpive, asaj të resë dhe asaj të vjetrës që të dalin në kopsht pasi aty i pret një surprizë e vecantë. Kur ata dalin, shohin se muri ndarës i dy shtëpive është rrëzuar dhe se mund ta shohin njeri-tjetrin. Dy shtëpitë janë të ndara nëpërmjet një gardhi i cili nuk duhet kaluar nga asnjë nga banorët. Arbana u thotë disa rregulla të reja banorëve të cilat duhen respektuar sepse në të kundërt mund të penalizohen. Ajo u thotë se ata nuk mund të kalojnë gardhin dhe as të shkëmbejnë mes tyre ndonjë gjë si përshembull ushqime apo sende, por vec të takohen e të bashkëbisedojnë. Banorët duken të habitur e të lumtur njëkohësisht dhe përshëndeten e fillojnë menjëherë të bisedojnë mes tyre. Arbana u komunikon banorëve se për ta ka edhe një tjetër surprizë. Në shtëpinë e vjetër është përgatitur një festë ku i ftuar është këngëtari Luan Zhegu, ndërsa në shtëpinë e re është përgatitur një banket dhe të ftuar janë këngëtarët Kamela dhe Genti. Të tre këngëtarët kanë përgatitur një këngë përshëndetëse për banorët, një bashkëpunim mes tyre. Banorët takohen me këngëtarët e festojnë bashkë me ta.