Tuesday, March 2, 2010

Ada dhe Edi, për situatën mes Klodit dhe Valonit


Ada shkëputet prej grupit që po diskuton për Valonin dhe fjalët që ai tha dhe shkon tek Edi dhe Bledi ku u tregon se cfarë ndodhi, pasi ata nuk ishin prezent. Ajo i tregon shkurtimisht diskutimin me Valonin për këtë temën mbi homoseksualizmin dhe më pas për fjalët që i tha Klodit dhe reagimin e këtij të fundit. Ajo mendon se Valoni është shprehur shumë keq, ndërsa Bledi mendon se ai e ka thënë nga papjekuria. Ada shprehet se i vjen keq për Klodin, si në këtë rast, edhe më parë kur të tjerët e ngacmonin për lidhjet me vajzat, pasi ajo e dinte para se të futeshin në shtëpi sepse Klodi ia kishte treguar. Ajo vazhdon të diskutojë me Edin dhe tregon se i tha Klodit që të mos reagojë keq kur ka njerëz që nuk e pranojnë homoseksualizmin sepse duhen respektuar të dy mentalitetet. Edi mendon se duhet t’i qëndrojnë më pranë Klodit, pasi ai mund të ndjehet i diskriminuar. Ai shprehet se i vjen keq që Klodi hapi zemrën dhe dikush e përdor këtë si armë për ta luftuar. “Është e rëndë që të shfrytëzosh fatkeqësinë e tjetrit”- thotë ai. Ada tregon se mbrëmjen e spektaklit, Valoni u prek dhe qau kur Klodi e tregoi hapur këtë gjë, por Edi mendon se njeriu, cdo ditë e më shumë tregon karakterin e vërtetë sespe kur vijnë në fillim, bëjnë lojë, por me kalimin e kohës ata kthehen tek vetvetja. “Nuk di si ta marr këtë gjë: si një papjekuri apo sikur e ka bërë kastile”- thotë Ada për Valonin, ndërsa Edi mendon se ai nuk e ka bërë me tendencë, por nga papjekuria. Ata diskutojnë për guximin e Klodit që u përball me këtë të vërtetë, por edhe për mentalitetin e Valonit, ku Ada tregon një bisedë që ka patur me të dhe ai i ka thënë se vetë del me vajzat, por kur erdhi biseda për gruan e tij, ai ishte shprehur se për atë nuk lejohen këto gjëra.