Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ada e ndikuar nga Olta

Wednesday, March 10, 2010 , Posted by BB3 at 11:06 AM


Hakiu dhe Rezarta diskutojnë për mënyrën se si po veprojnë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Hakiu shprehet se po përpiqet të japë më të mirën prej vetes dhe tregon se dy javët që ka qënë në nominim, në fund të atyre javëve, pasi ka bërë një përllogaritje të ecurisë, ka rezultuar se është ndjerë mirë me veten. Ai mendon se e rëndësishme është ajo që jep, por nuk mund të ecësh me strategji në një lojë të tillë sepse sipas tij, asnjëherë nuk mund të dish se si do të vinë situatat. “Më pëlqen spontaniteti dhe t’i lë gjërat të vijnë vetë”- shprehet ai, ndërsa Rezarta, në lidhje me krijimin e strategjive, thotë se nëse një njeri është i përgatitur nga jeta e ka mësuar shumë nga ajo, di të përballojë cdo gjë që i del e nuk është nevoja për strategji. Të dy diskutojnë edhe për lojën e të tjerëve. Rezarta mendon se nuk është mirë që dikush të bjerë pre e dikujt tjetër, vec për hatër të lojës, por shton se cdokush ka nevojë që të ketë edhe të tjerët pranë që të mund të shfaqë atë që është, pasi i vetëm, nuk mund të tregojë asgjë. Hakiu shprehet se disa banorëve ua ka dhënë si këshillë që të kenë kujdes e të mos bien pre e lojës së të tjerëve apo të bëjnë atë që të tjerët duan sepse në radhë të parë nuk e tregojnë se cilët janë vërtetë e në fund mund të dalin nga loja. Edhe Rezarta e mendon kështu e duke biseduar për këtë gjë me Hakiun, ajo shprehet se i vjen keq që humbi shoqërinë e Adës, edhe pse mendimin pozitiv për të e ka akoma. Sipas saj, Ada ndryshoi sjellje ndaj saj që në momentin kur erdhën tek shtëpia e re dhe u afrua me Oltën, e cila i flet keq për Rezin dhe i ka bërë që të ndryshojë mendim e qëndrim ndaj saj. Edhe Hakiu shprehet se i vjen keq që Ada po sillet kështu. Rezarta tregon se është munduar disa herë që t’i afrohet Adës e ta diskutojë këtë largësi të krijuar mes tyre, por Ada asnjëherë nuk i është përgjigjur. Ajo mendon Ada, si një shoqe e mirë, duhej t’i kishte folur e jo të ishte larguar kur ajo u lidh me Mirin apo edhe më pas, por insiston se Ada nuk e ka bërë me qëllim, por thjesht e ndikuar nga Olta. Hakiu shprehet se duket sikur Olta ka fituar, por shumë shpejt ka për t’i rënë maska dhe një ndër ta që do e bëjë këtë gjë do jetë edhe ai duke arsyetuar se ajo po merr shumë njerëz më qafë dhe Ada është një prej tyre. Rezarta tregon se dje ishte me Edin duke biseduar dhe Olta sapo i pa, kishte thirrur Edin vec për ta larguar nga ajo.