Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ada: “Rezarta është hipokrite”

Friday, March 12, 2010 , Posted by BB3 at 1:56 AM


Ndërsa pastrojnë kuzhinën, Ada këndon këngën që këndonte herë pas here Enxhi në shtëpi “Tradhëtar” dhe i kujtohet loja e saj. Ajo i thotë Domenikës se disa njerëz janë hipokritë dhe i referohet Rezartës. Ada tregon se Rezarta ishte shprehur më parë se me Enxhin kishte raporte të mira, raporte me zemër. Edhe Domenikës i kujtohen këto fjalë të Rezartës, ndërsa Ada shton se ajo e ka sharë shpesh herë Enxhin në sy të saj. Rezarta vjen në kuzhinë dhe dëgjon një pjesë të bisedës, por pa e kuptuar se për cilin bëhet fjalë. Ajo i pyet vajzat dhe Ada ia pret shkurt se po fliste për njerëzit me dy fytyra. Më pas ajo shkon në dhomën e gjumit dhe bisedon me Hakiun, ku flasin edhe për nominimet. Ajo i tregon se e di që këtë javë ai do ta nominojë sepse ia kishte thënë vetë, por Hakiu habitet me këtë fakt dhe e pyet për arsyen se përse do ta nominonte. Ada ia kthen se atë e di ai, kurse Kika shprehet se me siguri ka bërë shaka më parë dhe thotë se këtë javë ka të tjerë ndërmend që të nominojë, pasi për Adën, tani për tani nuk ka asnjë arsye. Ai shton se është e vërtetë që do nominojë ata që nuk kanë qënë shpesh apo asnjëherë në nominim.