Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Debat i ashpër për ndarjen e punëve

Tuesday, March 9, 2010 , Posted by BB3 at 8:26 AM


Klodi ,Olta, Ada dhe Domi ndodhen në kuzhinë dhe po pregatisin drekën. Olta është duke u marrë me larjen dhe pregatitjet e përbërësve të gjellës dhe thotë që po e bën të gjithë sasinë gati. Klodi ndërhyn dhe i thotë që ajo të pregatisë vetëm pjesën e saj pasi pjesën e tij, do t’a bëjë vetë. Olta shpreh habi dhe Klodi thotë që jeta nuk është vetëm lojë dhe po të jetë se do të thonin kështu, do të tregoheshin hipokritë. Ai thotë që jashtë ka punë, lodhje, qeshje, qarje dhe nuk është vetëm argëtim Ata pohojnë njëzëri që duhet t’i bëjnë secili vetë punët e tyre pasi nuk është i detyruar askush tjetër t’i bëjë. Klodi thotë që aty nuk ka asnjë jo të aftë pët të punuar kështuqë të gjithë duhet të bëjnë punë. Ai shton që ka ikur koha e shërbëtorëve dhe Domi thotë që askush nuk ia bën punët dhe kur është jashtë. Ada shprehet që atë dhe të tjerë që punojnë mund t’i bëjnë për budallenj dhe mësohen keq sepse presin që t’i marrin gjërat gati nga ata. Olta thotë duke iu referuar pjesës tjetër të banorëve që kur janë jashtë nuk bëjnë vetëm qef, ndërsa aty vetëm këtë pjesë po tregojnë. Më pas ata mendojnë që të bëjnë dhe ndarjen e larjes së enëve dhe Domi e Olta lajnë gotat vetëm për gjashtë vetë, aq sa janë grupi i tyre. Aty afrohet dhe Erioni dhe ai e dëgjon pjesën e larjes dhe ngrënies secili për vete. Ai i flet Klodit me ton të lartë dhe i thotë që kjo është gjëja më absurde që mund të ndodhë në shtëpi. Klodi i tregon që ata do të gatuajnë vetëm për gjashtë persona dhe Erioni thotë që nëse e bëjnë këtë, ai ka për t’ia derdhur të gjitha pjatat dhe s’ka për t’i lënë të hajnë. Otla shprehet që aty janë të pakët ata që po bëjnë punë dhe Valoni me Rezin e kundërshtojnë. Rezi i thotë Oltës që ajo mund t’i bëjë e vetme të gjitha punët që bëjnë ata të gjithë. Olta kundërpërgjigjet që nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra. Domenika shprehet që kjo gjë ka nisur nga një mendim i Hakiut, për të larë secili pjatën e vet pas ngrënies, pasi nuk është e drejtë që një person dhe të gatuajë dhe të lajë pjatat. Klodi akuzon Erionin se ai kishte fshehur mollë në dollapin e tij dhe Erioni tregon se i ka lënë veç që të mos i mbaronin menjëherë.
Më tej Rezi debaton me Domin dhe i thotë që javën e kaluar Domi nuk i ka folur fare ndërsa këtë javë po i buzëqesh, por Rezi shprehet se nuk i nevojitet ky falsitet. Domi përgjigjet se kur qesh e bën me zemër dhe nuk shtiret. Rezi akuzon Domin që ajo ka njëzet ditë që nuk i thotë as mirmëngjes dhe Domi thotë që nuk është fare e vërtetë pasi ajo ua thotë të gjithëve pa përjashtim atë gjë.