Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ditëlindja e Kikës shkakton mërzitje

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 2:08 AM


Banoret i bëjnë një surprizë Kikës i cili ka ditëlindjen. Ata shkruajnë një poezi dhe kur ora shkon 00:00 urojnë Kikën për ditëlindjen, duke kënduar “shumë urime për ty...” dhe më pas i këndojnë të gjithë një njëzëri vargjet që kishin shkruar në letër. Gjatë këtyre urimeve Olta, Ada dhe Klodi nuk morën pjesë në surprizën që u bë për Kikën. Kur banorët e uruan Kikën dhe i kënduan këngën e ditëlindjes, Olta dhe Ada ishin në banjë, ndërsa Klodi në dhomën e gjumit dhe nuk patën mundësinë që të bashkoheshin me të tjerët në urimin e Hakiut. Pasi dëgjuan këngën ata shkuan në sallon dhe uruan Kikën pas të tjerëve dhe shkuan përsëri në dhomën e gjumit. Klodi u thotë vajzave të grupit të tij se për të kjo mënyrë festimi ishte mungesë respekti ndaj tyre. Sipas tij banorët e grupit tjetër duhet që t’i përfshinin edhe ata në surprizën që i bën Hakiut. “Ata flasi për ndarje, po ata vetë e bëjnë ndarjen” thotë Klodi dhe Olta mbështet mendimin e tij. Klodi i thotë se edhe Bertina po e ngacmon së tepërmi. Olta pasi e këshillon që të mos i vërë fare rëndësi fjalëve të Bertinës, përforcon mendimet e tij se janë banorët grupit tjetër ata që bënë dhe duan ndarjen në grupe. Të tre të mërzitur nga fakti që ngelën jashtë surprizëz së Kikës, bëjnë thashetheme për pjestarët e grupit tjetër. Ada ndër të tjera thotë se Kika nuk kishte faj pasi atij ia bën surprizë dhe nuk ishte fare në dijeni, por duhet të ishin banorët e grupit tjetër ata që t’i ftonin të merrnin pjesë në organizim. Edhe Olta me Klodin janë të të njëjtit mendim dhe thonë se me këtë sjellje banorët e grupit tjetër kanë bërë diçka shumë të ulët.