Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni qan për Bertinën

Sunday, March 28, 2010 , Posted by BB3 at 8:48 AM


Banorët shtrihen për të fjetur dhe Erioni nis sërish të mërzitet për largimin e Bertinës. Olta e fton që të shkojë të flejë afër saj, por ai nuk pranon. Ai fillon të qajë sërish dhe shprehet se nuk mund të flejë në atë krevat ku më parë ka fjetur me Bertinën, ndërsa Kika përpiqet që ta qetësojë dhe i thotë se këto ndjenja janë të pritshme pasi ata kanë patur një lidhje mes tyre. Hakiu shprehet se edhe ai u ndje keq kur u largua Valoni dhe normalisht Erioni duhet të ndjehet edhe më keq. ai menon se tani që janë larg, Erioni dhe Bertina do ia kuptojnë më mirë rëndësinë njeri-tjetrit. Të dy fillojnë të flasin për gabimet që mund të ketë bërë Bertina që e cuan drejt largimit dhe Erioni shprehet se ajo nuk e pranonte që kishte gabime dhe shpesh gjente justifikime pa lidhje kur gabonte. Edhe Kika mendon se ajo kishte disa gabime në lidhje me banorët e tjerë e shpesh tregonte që ishte posesive. Erioni vazhdon të rrijë i mërzitur e ndërkohë shprehet se pavarësisht lidhjes së tyre që nuk funksiononte, ai e kishte atë një shoqe të mirë, një njeri të afërt, dikë me kë të fliste, kë të përqafonte. Ai kërkon vetëm që ajo të kuptojë të kundërtën e atyre fjalëve që i tha para se të dilte.