Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Hakiu dhe Miri, për bashkëjetesën në BB

Tuesday, March 9, 2010 , Posted by BB3 at 10:43 AM


Miri me Kikën kanë qëndruar në dhomë për të biseduar dhe Miri është shprehur se në gjithë këtë kohë që janë në lojë, ai nuk ka thënë asnjëherë se kush është ne të vërtetë sepse nuk i është dhënë mundësia. Ai thotë se i është dashur të ulë nivelin e tij, të dalë në një version tjetër, ku ka ngritur zërin, ka debatuar ashpër me femrat vetëm sepse banorët e tjerë nuk i kanë dhënë shansin të tregojë botën e tij. Ai shton se janë në një shtëpi ku duhet të bashkëjetojnë me shumë tipa të ndryshëm, por që duhet të gjejnë një vijë të mesme, ku më e pakta është të ruajnë higjenën, mirmbajtjen e përbashkët të shtëpisë dhe ngrënien. Jetmiri shprehet se janë munduar njëherë t’i ndajnë punët, por nuk ka rezultuar e efektshme. Ai thotë se të tjerët janë aq shumë të përfshirë në lojë sa mendojnë se kanë të drejtë në ç’do gjë që thonë, paçka se të gjithë kanë gabimet e veta. Kika shprehet se ajo që e shqetëson është se ç’do gjest që bëhet, shfrytëzohet më së miri nga të tjerët, dhe Miri i përgjigjet që kjo është të bësh lojë të fëlliqur. Kika dhe Miri pohojnë njëzëri që ndihen të sulmuar. Miri tregon për situatën me Valonin që e kanë pyetur aq shumë dhe ai ka dhënë gjithmonë versionin e tij, por njerëzit jashtë ndoshta nuk e kanë kuptuar. Kika përgjigjet që Jetmiri i ka dhënë shkas të tjerve për të dyshuar me veprimet që ka bërë më parë. Jetmiri thotë që ai është maxhoren dhe është i aftë të marrë vendime vetë pa u ndikuar nga të tjerët dhe Kika i thotë që ky element mungon përgjithësisht tek banorët.