Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri tenton të sqarohet me Klodin

Monday, March 15, 2010 , Posted by BB3 at 11:49 AM


Banorët ulen të gjithë të hanë drekën dhe gjatë kësaj kohë shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Jetmiri përpiqet që të flasë me Klodin për të sqaruar keqkuptimet ndërmet tyre. Jetmiri bën shaka duke thënë se do t’i nxjerrë të gjithë për kafe dhe ia thotë edhe Klodit. Ky i fundit i përgjigjet se kjo varet se si do të jenë gjërat dhe nëse ai do ta ndjejë këtë. Ai vazhdon të ngacmojë Klodin duke e kaluar bisedën herë nga ai e herë nga banorët e tjerë. Në bisedë ndërhyn edhe Seldi i cili thotë “respekti duhet të jetë reciprok Bertina mos harro, jo kur të teket ty”. Jetmiri insiston që të flasë me Klodin duke i thënë se tashmë ia bëri ftesën, por Klodi i thotë se ai do ti bëjë gjërat kur ta mendojë se është momenti i duhur. Jetmiri i thotë se ai ka dëshirë që të flasë me të dhe për këtë nuk mundet që ta kufizojë njeri. Klodi i thotë se ai nuk mundet të flasë me zor. Jetmiri insiston që të flasë, por Klodi ia mbyll dyert për biseda. Jetmiri i bën ftesë që të shkojnë bashkë në dhomën e rrëfimit, por Klodi nuk pranon dhe mundohet që ta shmangë. Jetmiri i thotë se nëse ai do t’i kërkonte falje a do ta falte. Klodi refuzon t’ia ktheje një përgjigje të tillë. Jetmiri shprehet se ai e ka shum për zemër Klodin dhe do të vazhdojë të përpiqet që tëkrijojë një raport të mirë me të. duke qënë se Jetmiri është shumë këmbëngulë, kjo ka rënë në sy dhe të banorëve të tjerë dhe Ada ndërhyn duke iu drejtuar Jetmirit “pse do me çdo kusht të flasësh me Klodin dhe pse është kaq vonë?” ai i përgjigjet që ka patur dëshirë të flasë me të që në fillim të lojës dhe nuk është diçka që po del tani në pah. Si përfundim tentativa e Jetmirit duket sërish e dështuar.