Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi i mërzitur për debatet e mbrëmshme

Tuesday, March 2, 2010 , Posted by BB3 at 10:24 AM


Brenda banorët merren me përgatitjen e drekës, ndërsa jashtë banorët diskutojnë për debatet lidhur me prirjet seksuale të disa njerëzve. Edhe një herë komentohen shprehjet e Valonit dhe vazhdon që të thuhet se mendimet e tij janë të inspiruara nga dikush tjetër në shtëpi. Klodi është i mërzitur sepse ai dëshiron që t’ia thonë gjërat në sy dhe jo pas një kohe të caktuar. Banorët e tjerë i japin kurajo duke i thënë se për të nuk duhet që të kenë ndikim disa opinione të tilla. Ada i thotë “mos krijo komplekse të tilla” ndërsa Bledi i thotë që ai të bëjë çfarë të dojë pa e vrarë mendjen për mendimet e të tjerëve. Mendime të ngjashme japin edhe Olta dhe Eduardi. Përsëri banorët thonë se është dikush që i shkaton këto ngjarje dhe më pas Klodi thotë se ky perspn mund të jetë ose Enxhi, ose Jetmiri. Më pas Banorët diskutojnë që ta hapin këtë debat në prezencë të të gjithëve dhe të diskutojnë për të kuptuar se kush i shkakton situata të tilla dhe përse. Bledi thotë se ai nuk dyshon te Enxhi, por te Jetmiri. Kështu ata flasin për lojën e Jetmirit dhe Olta thotë se atij i ka humbur vëmendja dhe po bën çmos që të arrijë në qendër të vëmendjes. Më pas jashtë del Jetmiri dhe Klodi i kërkon që të flasin. Kështu ulet edhe Jetmiri dhe Klodi i thotë që nuk do që të përmendet emri i tij, por do që loja të bëhet e pastër. Jetmiri i thotë se ai nuk ka lidhje me mendimet e Valonit. Mes banorëve nis një tjeër debat për shprehjen e Valonit dhe veprimeve apo shprehjeve të Jetmirit gjatë kohës kur Bledi debatonte me Valonin për çështjen në fjalë.