Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezi kërkon më tepër kujdes nga Jetmiri

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 2:57 PM


Ndërkohë që atmosfera e festës mbizotëron akoma në shtëpi, Bertina gjen një moment për të ndarë diçka me Erionin dhe i thotë se ai po distancohet shumë nga ajo këto kohë, por më parë ai gjente gjithmonë kohë për të folur me të. Erioni mundohet të shfajësohet dhe thotë se nuk është e vërtetë.
Më pas Rezi dhe Jetmiri janë distancuar nga të tjerët dhe ajo shprehet se nuk duhet të bëjnë më lojë, por Jetmiri i përgjigjet që kanë kohë pë t’a bërë këtë dhe lojrat nuk mund t’i ndalojë tani. Ai i thotë që Rezi duhet ta lejojë të nxjerrë në pah ato që ka dhe ajo pohon se e di që ai ka lojën primare. Miri shprehet se ata të dy nuk mund të rrinë gjithë ditën pa thënë asgjë, por ai do të flasë me të gjithë nga një gjë. Rezi i thotë që ajo nuk i kërkon që të flasë vetëm me të, por gjithsesi ka nevojë që Miri t’i ndodhet afër kur ajo do të bisedojë diçka. Ai i thotë që ajo duhet t’a thërrasë kur ka diçka për të folur, por Rezi i përgjigjet që nuk ka pse t’a bëjë ajo këtë gjë, ndërkohë që Miri duhet t’a kuptojë vetë se kur ka nevojë ajo për të, ashtu siç e kupton ajo Mirin. Ajo shton që ka ardhur për t’u kënaqur dhe jo për t’u stresuar pasi ka ditë që nuk flet fare. Më pas ata flasin për banorët dhe Jetmiri thotë që janë fallso, po ashtu Rezi shprehet që në jetën jashtë ajo i ka distancuar këto lloj njerëzish. Ajo i thotë Jetmirit se ka dashur të bëjë një lojë që të provokonte meshkujt, por nuk e ka bërë që të mos ndihej keq Miri. Ajo i thotë që mund t’a bëjë Erionin për vete dhe Miri përgjigjet që të mos ketë shumë besim pasi ai ka njohur shumë femra të bukura. Rezi shpreh me vetbesim që ajo mund t’a tundojë Erionin, por ai nuk i afrohet tani ngaqë ka shok Jetmirin. Jetmiri i propozon të vënë një bast mbi këtë dhe ajo pranon.