Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Seldi:”Me Domin më lidhin shumë gjëra”

Tuesday, March 2, 2010 , Posted by BB3 at 2:29 AM


Klodi dhe Seldi flasin për lidhjen e këtij të fundit me Domenikën. Klodi i thotë se edhe pse nuk e kupton këtë pauzë, kjo sjell pozitivitet sespe u lejon atyre që të reflektojnë. Ai shton se ndjenjat midis tyre mund të vazhdojnë dhe jashtë shtëpisë dhe aty mund të ndryshojë raporti. Ai e kritikon Seldin se është sjellë keq me Domin, sidomos kur erdhi Enxhi, por Seldi ia kthen se midis tyre, kjo gjë është sqaruar tashmë. Klodi shprehet se edhe kushtet në shtëpi dhe loja ndikojnë tek mendimet e Domenikës. të dy vazhdojnë bisedojnë për Domenikën ku shprehen se ajo ka vuajtur në jetë. Seldi tregon se ata kanë shumë të përbashkëta me njeri-tjetrin e këto i lidhin edhe më shumë. Klodi mendon se fakti që ajo është femër, e bën që t’i përjetojë edhe më rëndë disa situata dhe tregon se nga jashtë, Domenikën nuk e kishte njohur në këtë mënyrë se si po e njeh tani. Duke folur për lidhjen, Seldi tregon se Miri shpesh i bën disa pyetje pa vlerë në lidhje me dashurinë e tyre. Klodi i thotë se nuk është i detyruar t’i përgjigjet. Kur Seldi shprehet se Miri është i pandjeshëm, ai i thotë që të mos i lejojë të tjerët të ndërhyjnë në raportin e tij me Domenikën e cdo gjë ta zgjidhin mes tyre.