Ata që largohen e ata që vijnë
Erioni, Kika, dhe Gjimi kanë dalë në oborr e ngrohen në diell. Ata bisedojnë për tema të ndryshme si për jetën jashtë, ashtu edhe brenda shtëpisë. Hakiu tregon se nuk po e bën gjumin rehat dhe kjo nga fakti se nuk kanë aktivitet fizik. Erioni dhe Gjimi mendojnë se këtë javë kanë qënë më aktiv se javën e kaluar, kjo ndoshta ngaqë janë ndarë në grupe e të gjithë janë aktivizuar njësoj. Ata përmendin se ditët kur kanë për të zhvilluar provën e javës, janë ditët më të bukura. Për Hakiun, e diela është dita më pak aktive pasi të gjithë janë të lodhur e të përgjumur. Duke analizuar cdo ditë të javës, ata ndalen edhe tek e shtuna dhe kujtojnë faktin se këtë herë një nga banoret do të lërë shtëpinë, por të tre ngrenë supet në shenjë paditurie se cila nga to mund të jetë. “I pari gjithmonë largohet kot, pasi nuk e ka mundësinë të njihet plotësisht”- thotë Gjimi dhe dy djemtë e tjerë e pohojnë këtë gjë. Biseda kalon tek banorët e rinj që mund të hyjnë në shtëpi e Big Brother. Ata mendojnë se në varësi të aftësisë së banorit të ri për të luajtur, faktin që ai i ka ndjekur nëpërmjet televizorit, mund ta përdorë si avantazh. “Për mua është dobësi që banorët e vjetër t’i kundërvihen banorëve të rinj, sapo ata të hyjnë, pa u dhënë mundësi për t’i njohur”- shprehet Kika, por Erioni e kundërshton dhe thotë se qëndrimi në shtëpi varet nga loja që ata do bëjnë.