Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Enxhi shpreh simpati për Jetmirin

Friday, February 26, 2010 , Posted by BB3 at 3:27 AM


Enxhi i ka treguar Oltës bisedën që ka patur me Jetmirin në lidhje me Rezartën. Ajo i tregon që ai i ka pohuar që nuk ka rënë në dashuri me Rezin dhe thjesht pëlqehen. Por Rezi i ka vënë Jetmirit në dukje shoqërimin e tepërt ne Enxhin dhe ajo ka dashur t’i thotë që të rrijë e qetë. Më pas Enxhi i tregon që ajo në të vërtetë i ka thënë Rezit që kur ka ndërmend ta lërë Jetmirin që ta kapë ajo dhe Rezi i është përgjigjur kur të dojë. Më pas tregon që ka qënë duke folur me Seldin por situata ka vajtur drejt një konflikti dhe ai i ka thënë që ajo kërkon të jetë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes. Enxhi i është përgjigjur që ajo është me të vërtetë në atë pozicion dhe Rezi ia ka plasur një të qeshure. Enxhi ka rezguar duke i thënë që nëse ka ndonjë gjë me të t’ja thojë sepse është hera e dytë që qesh në atë mënyrë për të. Më pas ajo i ka thënë Mirit që t’ja bëjë të qartë Rezit që ajo është shoqja e tij e ngushtë dhe ai i është përgjigjur që ai ndihet mirë me Rezin por në momentin që ajo do t’i kërkojë të mos rrijë me Enxhin, nuk do të ketë më marrdhënie me të. Më pas Enxhi i thotë Oltës që ajo i ka thënë që ajo nuk do të hyjë mes Mirit dhe Rezit por nëqoftëse do të ndjejë, do të jetë ndryshe. Ajo tregon që ndihet e sigurt pranë tij dhe e pëlqen. Ajo thotë që nëse vendos që të lidhet me Mirin, do t’i hidhet dhe do të presë që ai t’i japë shansin. Ajo vazhdon duke thënë që Miri i ka ndenjur afër dhe nuk e ka lënë të qajë në dy raste që ajo nuk ka qënë mirë. Enxho shprehet që për kënaqësinë e Rezit nuk ka ndërmënd të rrijë larg djemve të BB. Më pas vakzat futen brenda dhe disa nga banorët janë në gjumë. Enxhi i thote Jetmirit të zgjohet madje i bën dhe kafe. Ata bisedojnë pak por vjen Rezi dhe Miri meret me të. Rezi i thotë që ai duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj saj dhe i thotë që ai po kujdeset vetëm për të. Enxhi, Erioni, Jetmiri dhe Ada dalin në oborr dhe ata flasin për operacionet plastike dhe Enxhi u tregon që do të donte të bënte më shumë ndërhyrja dhe u tregon për sfilatat që ka marrë pjesë.