Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri mes Rezit dhe Enxhit

Friday, February 26, 2010 , Posted by BB3 at 3:28 AM


Rezi ka biseduar me Mirin dhe i ka thënë që asaj po ia vënë shumë në dukje faktin që po rri vetëm me të dhe e bëjnë të ndihet keq. Ai i thotë që ata s’kanë ndenjur fare sot as dje madje dhe me siguri që ia thonë nga xhelozia, por për ta është më mirë që të rrinë bashkë se ashtu si mendon ajo, pasi ajo i thotë të distancohen pak. Ai i thotë që çfarë do vendimi të marrë, do ta respektojë. Ajo i thotë që të tjerët mendojnë që ajo ndikohet nga ai dhe çfarë do bisedë të bëjë ajo do ta kosumojë më Mirin. Ai i thotë që nuk po e kupton se çfarë ideje ka dhe e pyet nëse do të jetojë për veten apo për të tjerët. Ajo i thotë që për vete jeton por nuk i duron dot reagimet e të tjerëve që i thonë se ajo ka ndryshuar dhe Miri i thotë që le të mendojnë çfarë të duan dhe ajo s’ka pse t’u mbushë mendjen. Ai i thotë që asaj i interesojnë më tepër të tjerët sesa ai që i vjen nga pas, ajo i përgjigjet të mos e kthejë situatën në të kundërt. Bertina merr pjesë në bisedën e tyre dhe i thotë të mbajë mendimin e saj dhe mos të merakoset për mendimin e të tjerëve pasi njerëzit atë punë kanë. Si përfundim Rezi i thotë që këto janë momente që do të kalojnë. Ajo i tregon që Miri i ka interesuar që ditën e dytë ndërsa me të tjerët ka bërë lojra dhe Bertina i ka thënë që ajo e ka dhënë veten direkt dhe ky është problemi, pasi është dashur t’i njohë të gjithë e më pas ta shfaqë veten e saj. Bertina i ka treguar që dhe atë e kanë ngacmuar për lidhjen e saj me Erionin por ajo i ka bërë ballë provokimeve.
Ndërkohë Enxhi ka dalë në kopësht me Klodin dhe ajo i ka shprehur pëlqimin e saj për Jetmirin. Ajo i ka thënë që në fillim e shikonte vetëm si shok por xhelozia e Rezit dhe interesimi i saj po e intrigojnë. Për më tepër ajo ndihet mirë me Jetmirin por Klodi duket pak skeptik dhe i thotë që nuk mund të ketë lindur ndjenjë vetëm për dy ditë as Enxhit dhe as Jetmirit. Ajo i tregon dhe më tepër dhe ai i thotë që ta marrë meqëtësi e ta shikojë si diçka normale. Ai thotë që meqënëse ajo i kërkoi një këshillë, ai i thotë të mos i bëhet ferrë sepse është vajzë e bukur dhe e zgjuar.