Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni xheloz

Friday, February 26, 2010 , Posted by BB3 at 12:17 PM


Banorët bëjnë gara vallzimi dhe Bertina kërcen me disa nga djemtë e shtëpisë. Erioni shkon dhe ulet përballë Jetmirit dhe të dy rrinë të mërzitur. Pas disa minutash aty vjen Bertina e cila e pyet Erionin se çfarë ka. Erioni i mërzitur thotë se është lodhur duke pastruar banjën, por Bertina nis ta marrë me të mirë duke kujtuar se ai është bërë xheloz ngaqë ajo kërceu me djemtë e tjerë. Ajo insiton, por Erioni mohon që të jetë mërzitur për këtë arsye dhe i kërkon që ta lërë të qetë sepse ai po merret me cigaret. “ik më lër të mbarojë këtë punë” i thotë Erioni, por Bertina ia kthen “nuk të lë jo, e mbarojmë bashkë këtë punë”. Erioni i thotë se nuk i pëlqeu roli i Bertinës gjatë lojës së kërcimit dhe Bertina shfajësohet duke i thënë se ishte vetëm një lojë. Të dy debatojnë për disa minuta dhe Bertina mërzitet nga fjalët e Erionit dhe ashpërsia e të folurit të tij. Bertina e cila ishte përpjekur gjatë gjithë kohës që ta qetësonte Erionin, por përpjekja e saj dështoi, largohet e mërzitur dhe Erioni nis të bisedojë me Jetmirin. Miri i thotë “nuk po më shtyhet mua o shoku” dhe Erioni i thotë se as atij nuk i shtyhej në disa momente, por do vijnë të tjera gjëra dhe do të shtyhet prapë. Erjoni shkon në dhomën e rrëfimit ndërsa Jetmiri vazhdon të rrijë i mërzitur. Rezarta shkon përsëri pranë Jetmirit dhe nis ta pyesë, por Jetmiri i thotë se nuk do që të flasë me njeri për momentin.