Faza e parë e provës javore
Banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjjes të drejtuar para televizorit sepse presin që të fillojë prova e javës. Në ekran shfaqet “revista televizive” e cila u bën të ditur banorëve fillimin e provës dhe temën e saj që është ”Tradita popullore shqiptare” ku banorët do të përballen me etnografinë, koreografinë,muzikën popullore e folklorike, gastronominë, kulturën e zakonet shqiptare. Në fund të edicionit, folësi jep edhe një mesazh inkurajimi për banorët. Menjëherë pas kësaj, banorët fillojnë të komentojnë dhe të japin mendime se cfarë mund të bëjnë gjatë kësaj prove. Hakiu i drejtohet Gracielës dhe i thotë se duket sikur Vëllai i Madh ka dëgjuar e marrë shembull nga biseda e tyre e mëparshme lidhur me traditat. Olta merr zarfin dhe u lexon banorëve detajet e provës së sotme. Ajo u komunikon banorëve se faza e parë ka të bëjë me përgatitjen e turshive, të cilat në përfundim të provës do të konsumohen nga vetë ata. Hakiu dhe Seldi ndihmojnë Oltën për të marrë perimet që do të përdorin për përgatitjen e tyrshive. Banorët ulen për të ngrënë darkën dhe diskutojnë lidhur me provën.