Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Lidhjet dhe dashuritë

Wednesday, February 3, 2010 , Posted by BB3 at 2:47 PM


Mes banorëve hapet biseda për lidhjet, martesën dhe bashkëjetesën dhe një pjesë e tyre fillon të tregojë për eksperiencat personale. E para që e fillon këtë bisedë është Bertina e cila shprehet se tashmë ka vendosur të krijojë një lidhje serioze që të përfundojë me krijimin e një familjeje. Gjimi tregon për martesën e tij të parë, vështirësitë e divorcit dhe bashkëjetesën me të dashurën e tanishme. Ai shton se edhe pse po bashkëjeton, i pëlqen martesa, ndërsa Jetmiri është vecse pro bashkëjetesës pasi aty je më i lirshëm për të marrë vendime e planifikuar. Kështu ai tregon se ka bashkëjetuar me një vajzë italiane për dy vjet, më të madhe në moshë se ai. Ai tregon se njëherë i ka ndodhur të lidhet edhe me një femër pesëdhjetë-vjecare. Bertina nuk e kupton këtë lidhje, por Jetmiri i spiegon se edhe mund të ndodhë sidomos nëse jeton në vende të tilla ku opinioni nuk të vret. Erioni mjaftohet duke thënë se ka patur një lidhje që zgjati tre vjet, por nuk dëshiron të tregojë asgjë lidhur me të. Radha i vjen Eduardit i cili thotë se ka patur disa histori, por vetëm njëra i ka lënë shumë mbresa sepse e kishte ndjerë shumë atë. Ai tregon se u dashurua me një vajzë greke e cila nuk e kishte problem se ai ishte shqiptar, ndryshe nga prindërit e saj apo nga të tjerët të cilët i largonin shqiptarët. Edi tregon se dashuria e tyre ishte shumë e pastër e cila fatkeqsisht zgjati vetëm tre vjet. Ai vazhdon të tregojë se pati probleme me dokumentat dhe i dhanë urdhër largimi nga Greqia për pesë vjet. Edhe pse i ruajtën kontaktet me telefon, sërish lidhja e tyre mori fund. Ai shton se dëshiron shumë që ta takojë atë, por vitet kanë bërë punën e tyre duke i dhënë fund dashurisë.