Ne pritje te drekes
Banoret po flasin per menyren se si do te ndahen ne grupe per te gatuar dhe per te bere punet e shtepise. Vali thote qe ajo ishte pregatitur te gatuante sot por shpetoi. Erioni thote qe do te gatuaje me mizen, Seldi i thote qe me pare duhet ti marre leje asaj nese do qe te gatuajne bashke. Me pas Domi i thote Erjonit qe do ti pelqente qe te punonin bashke. Domin e fton dhe Gjimi por ajo i thote qe me te nuk ka punuar ndonjehere dhe nuk do ta beje prova. Gjimi i thote qe ai ka pire gji tek dy nena kur ka qene i vogel dhe Graciela i thote qe atehere ai paska pasur dy baballare. Gjimi i thote asaj qe ajo po ja merr te gjitha fjalet per keq atij, pasi ai nuk e tha me ate kuptim. Ai i thote qe qingji i urte pi dy nena, ndersa Bertina i thote qe dinaku pi dy nena, jo i urti.
Domi dhe Edi dalin per te pire cigare jashte dhe ata thone qe eshte bere shume ftohte. Domi i thote qe asaj i pelqen shume stina e vjeshtes, sidomos kur pemet zhvishen dhe gjethet mbulojne rruget. Edi i thote qe atij i pelqen dhe pranvera kur celin lulet dhe rruget mbushen me aromen e tyre. Me pas ata flasin per zhvillimin e turizmit ne stinen e veres ne Shqiperi, ata permendin disa qytete qe kane qene plot me turiste. Me pas Seldi dhe Edi tregojne nga nje histori te ngjashme ku persona te afert jua kane prere floket keq. Me pas vajzat me ne krye Valin kercejne valle me muziken qe kane ne sfond.
Me pas banoreve iu vjen dreka dhe ato ulen te hane.