Erioni xheloz e posesiv
Pas drekës, të gjithë merren me rregullimin e shtëpisë dhe me larjen e enëve, ashtu sic i kishin ndarë më parë. Më pas, një pjesë del në kopsht për të kaluar pak kohë atje ku tregojnë histori, qeshin e këndojnë, ndërsa një pjesë tjetër qëndron në kuzhinë. Bertina dhe Erjoni qëndrojnë afër sobës për t’u ngrohur e njëkohësisht përgatisin edhe kafet për vete e të tjereët. Gjimi afrohet për të ndihmuar në përgatitjen e kafes e shkëmben disa fjalë me Bertinën kryesisht. Erioni ndërhyn dhe gjimi me të qeshur i thotë se ai është xheloz duke ia argumentuar me fakte se sa herë që flet, i afrohet apo kërcen me Bertinën, ai menjëherë do bëjë dicka për t’i ndarë. Erioni habitet dhe thotë se nuk është e vërtetë, ndërsa Bertina ia kthen duke qeshur se Gjimi është dehur nga vera. Gjimi largohet për të vazhduar punën e nisur, ndërsa mes Bertinës dhe Erionit lind biseda në lidhje me xhelozinë. Është Bertina ajo që e ngacmon Erionin për këtë gjë dhe ai i përgjigjet se për ato që i përkasi, normalisht që është xheloz, “Cfarë është e imja, është e imja”- shprehet ai e duke marrë kështu nga Bertina përcaktimin posesiv e që shton se jo cdo gjë mund të quhet e tija, sidomos në një lidhje. Erioni insiston në idenë e vet e thotë se për aq kohë sa mund të jetë bashkë me dikë në një lidhje, për aq kohë quhet e tija, në cdo kuptim. Erioni nuk harron të thojë edhe se kurrë nuk do mbante një lidhje me insistim.