Politika dhe historia

Diskutimi mes banorëve vazhdon gjatë duke u zgjeruar edhe në tema politike dhe historike. Ata flasin për historinë e lashtë, Ilirinë, Greqinë, Maqedoninë si dhe fakte historike lidhur me këto popuj; diskutojnë për cështjen came dhe ujërat territoriale, regjimin e shkuar politik, ngjarjet në vitet ’93 e ’97 dhe goditjen që pësoi zhvillimi i Shqipërisë në këtë kohë, brezat me ndryshimet përkatëse si dhe për arritjet e teknologjisë në ditët e sotme. Në diskutim ata përpiqen që të tregojnë sa më shumë mbi njohuritë për këto ngjarje.

