Diskutim për tema sociale

Jetmiri ka marrë përsipër që të përgatisë drekën për të gjithë banorët. Duke bërë këtë punë, ai bisedon me banorët e tjerë për cdo gjë që i vjen në mendje. Kështu ai hedh temën për diskutim se përse braktisen fëmijët nga njëri prind dhe hedh hipotezën se ndoshta krijojnë familje në moshë shumë të re, pa pjekur ende vetë e nuk marrin dot përgjegjësitë. Erioni e përcakton si papërgjegjshmëri këtë fakt dhe shton se arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, por më të shumtat nga gjendja e keqe ekonomike. Bertina mendon se cdo gjë varet nga përgjegjshmëria e njeriut, ndërsa Graciela merr si shembull Kikën i cili është martuar njëzetë vjec e është bërë me fëmijën e parë që njëzetëenjë vjec. Kështu të tre banorët sjellin shembuj dhe shkaqe të ndryshme se përse ndodhin këto fenomene duke renditur disinformin social, rolin e familjes, mosha etj. Biseda vazhdon të zgjerohet në tematikë duke përfshirë edhe trajtimin që bën burri ndaj gruas, ku Jetmiri pyet për arsyet se përse një burrë mund të ushtrojë dhunë ndaj gruas së vet. Ata përpiqen t’i japin përgjigje kësaj pyetje e sjellin ndërmend arsye të ndryshme si shkaqet ekonomike, disniveli social, xhelozia. Ata flasin edhe në aspektin personal dhe Graciela shprehet se nëse do t’i ndodhte që bashkëshorti i saj të ushtronte dhunë, do të largohej menjëherë bashkë me fëmijët nëse do kishte. Edhe Bertina e mendon njësoj, madje shton se fëmijët do të rriteshin më të lumtur, në të tilla raste, me prindër të ndarë sesa nën një shembull të tillë. Në vazhdim, ata tregojnë histori që lidhen me këtë temë.

