Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Menel, Klodi debat për homoseksualizmin

Monday, March 29, 2010 , Posted by BB3 at 3:57 AM


Pas sistemimit të ushqimeve të ardhura nga buxheti i javës dhe ndarjes së cigareve, një pjesë e banorëve qëndrojnë në dhomën e gjumit, një pjesë tjetër dalin jashtë të pinë cigare. Pas disa bisedave të ndryshme midis Menel dhe Klodit lind një debat. Menel flet për sjelljet që feja e saj i quan mëkate. Erioni e ngacmon me të qeshur duke i thënë se a është “harram” nëse një femër të krijon mardhënie me një femër tjerët. Menel i thotë se mardhëniet mes njerëzve të të njëjtit seks janë mëkat sepse sipas saj vetë natyra ka krijuar mashkullin dhe femrën për tu bashkuar me njëri-tjetrin sepse ndyshe mund të kishte vetëm meshkuj, ose vetëm femra. Menel thotë se i gjithë qëllimi i specieve është që një mashkull dhe një femër të krijojnë pasardhës. Duke dalë jashtë ligjeve të natyrës, për të është një mëkat. Menel thotë “dynjaja kështu është kriju dhe kështu bëjnë”. Shprehjet e saj nuk pranohen aspak nga Klodi i cili i thotë se ajo mendon ashtu, jo “dynjaja” dhe më tej vazhdon se ai është pjesë e shoqërisë dhe është i tillë. Menel i thotë se ai është pikërisht në këtë jetë si rezultat i mardhënies së një mashkulli me një femër. Menel thotë se ajo mendon se njerëzit besjonë në Zot dhe bota është krijuar për të vazhduar ekzistencën e llojit dhe ajo kështu e mendon. Klodi i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se edhe ai beson në ekzistencën e Zotit dhe se është pikërisht Zoti ai që e ka krijuar të tillë. Menel qesh dhe thotë se pavarsisht besimit që mund të kesh, qëllimi i jetës është fëmija. Klodi thotë se sot ka mënyra që bëjnë të mundur që një gay të lind një fëmijë dhe se njerëzit nuk duhen parë si fabrika prodhimi. Menel thotë se nëse nuk do të ishte siç ajo thotë, njerëzit qofshin edhe gay, nuk do të kishin lindur. Në mbrojtje të Klodit del Seldi i cili i thotë vajzës se njerëzit janë të ndryshëm dhe nuk ka pse t’i gjykojnë. Menel thotë se ajo thjesht i dha përgjigjen Erionit se përse quhet mëkat mardhënia e dy personave gay, sipas mendimit të saj. Klodi vazhdon ta kudërshtojë dhe i thotë se ajo e ka gabim, ndërsa Menel thotë se ky është mendimi i saj dhe ata nuk kanë përse ta gjykojnë.