Kika:“Valixhet e mia do dalin të fundit nga BB”
Në shtëpinë e BB vazhdojnë lojrat duke fshehur objektet e njëri-tjetrit. Këtë herë dikush ka fshehur valixhet e Kikës dhe ky i fundit po kërkon që të gjejë autorin dhe valixhen e tij i acaruar nga ky veprim. Ai shkon në kuzhinë dhe pyet Jetmirin nëse i ka fshehur ai valixhet, por Jetmiri e mohon këtë duke thënë se ai nëse e bën diçka të tillë, nuk e ka prblem që t’a tregojë veprimin e tij. Pas kësaj përgjigje Kika del jashtë dhe shkëmben një bisedë të shkurtër me Erionin duke i treguar këtij të fundit edhe për valixhet. Erioni i thotë se ai nuk e di se kush mund t’a ketë bërë këtë lojë. Kika futet brenda dhe shkon në dhomën e gjumit dhe kërkon në çdo krevat valixhen e tij. Pas disa kërimesh Kika gjen njërën nga valixhet dhe vazhdon të kërkjë edhe tjetrën. Teksa kërkon ai u thotë banorëve të tjerë se veprime të tilla janë të ulta dhe lojrat janë të ekzagjëruara, pa sensin e shakasë dhe humorit. Kur çdonjëri nga banorët e pyet për fshehjen e valixheve, Kika thotë “kanë harru se valixhet e mia do të qëndrojnë deri në fund në BB”. Këtë shprehje ai e përsërit disa herë duke u thënë banorëve se ai është i sigurtë se do të shkojë deri në finale. Teksa ai thotë këtë banorët nuk reagojnë dhe as komentojë shprehjen e tij.