Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina përballet me Adën dhe Oltën

Sunday, April 4, 2010 , Posted by BB3 at 12:37 AM


Bertina ndodhet në studion e BigBrother dhe Vëllai i Madhi jep mundësinë që ajo të përballet me Adën. Kështu të dyja vajzat shkojnë në qendër të studios dhe fillojnë të debatojnë e replikojnë njera-tjetrën dhe arsyeja është Erioni dhe ndjenjat për të. bertina shprehet se nuk e dinte se vfarë kishte ndodhur, por kur i a parë kur doli, nuk i priste fjalët e Adës të cilat iu dukën tepër fyese dhe ofenduese, të thëna për të. ajo shprehet se ndjehet mirë që nuk e bëri shoqe atë. Në lidhje me Erionin, ajo shprehet se Ada nuk duhet të sillet si adoleshente, por ajo ia kthen se nuk e di se cfarë ka kuptuar Bertina, por ajo që ka thënë Ada, ka të bëjë vec me miqësinë mes saj dhe Erionit.

Bertinës i jepet mundësia që të flasë edhe me Oltën. Olta shprehet se me Erionin ka një miqësi dhe e shikon atë si mik të vërtetë. për të shfaqet një klip me momente ku ajo me Erioni qëndrojnë pranë, përkëdhelen e puthen në faqe, ndarja mes Erionit e Bertinës pas eleminimit të saj e gjendja e keqe emocionale e tij, apo edhe komentet e gjykimin e Seldit ndaj Oltës për sjelljet e saja. Bertina flet me Oltën dhe e pyet nëse ndjehet e liruar tashmë, por ajo përgjgijet se Erioni ndihet i tillë. Bertina e pyet se cfarë nënkupton ajo kur përqafon Erionin dhe i shkel syrin grupit të saj për këtë veprim, ai i bëhet një shoku të ngushtë kjo. Olta përgjigjet se në një miqësi të sinqertë, bëhen edhe sjellje të tilla, brenda limiteve. Bertina i thotë gjithashtu se lta është shprehur se donte ta demaskonte e ta degjeneronte Erionin, por ajo e mohon këtë fakt. Olta shprehet se ka patur tendencën që me sjellejt e saja, të bëjë Bertinën të pranojë ndjenjat për Erionin, ndërsa Erioni që të shtendosej. Për ta jepet edhe një klip ku shfaqet Erioni i cili shprehet se nuk do donte të krijonte lidhje, se një lidhje nuk e bën që të jetë i lirshëm dhe se me Adën do donte të kishte afrimitet. Bertina e kundërshton këtë klip dhe mendon se është montazh.

Në dhomën e rrëfimit thirret Erioni i cili konfirmon se është fjala e tij dhe se do donte që me shprehejn e fundit, të tregonte se do donte të kishte shoqëri me Adën. Ada mendon se kjo ishte përgjgija më e mirë për Bertinën. Bertina kërkon të flasë me Erionin, por nuk mundet më të paktën për momentin.