Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Komente mbi Bertinën dhe klipin e Erionit

Sunday, April 4, 2010 , Posted by BB3 at 3:45 AM


Erioni bisedon me Oltën për klipin që panë të dy, pasi ai nuk është i qartë se cfarë ka ndodhur. Olta i tregon me pak fjalë dyshimet e Bertinës për klipin dhe i tregon se ai u thirr që të pohonte nëse ishin fjalët e tija apo jo. Olta i tregon gjithashtu se Bertina e kishte akuzuar se ajo me Erionin ishin puthur në buzë. Erioni habitet, por ajo ia kthen duke ironizuar fjalët e Bertinës se këtë gjë e di vetëm Bertina, ndërsa ata të dy nuk e dinë që paska ndodhur. Me ta bashkohen edhe të tjerët e kështu vazhdojnë të bisedojnë për klipin dhe fjalët që ka thënë Erioni. Ai u sqaron banorëve se ishte shprehur se nëse do futej sërish në BB, nuk do krijonte më lidhje, pasi nuk ka patur atë lirshmërinë që a dashur, ndërsa për Adën, ai sqaron se ka thënë se do donte të kishte afrimitet me të në kontekstin shoqëror, gjithnjë nëse do futetj sërish në BB. Erioni tregon se kjo nuk do të thotë se kur të dalë nuk do të ketë më të bëjë me Bertinën, përkundrazi mund ta vazhdojnë lidhjen, nëse do funksionojë, por për kohën brenda shtëpisë, ai thotë përsëri se e pa veten shumë të mbyllur e nuk diti të menaxhojë lidhjen dhe shoqërinë me banorët e tjerë, por iu përkushtua ë shumë lidhjes. Banorët komentojnë sjelljen e Bertinës jashtë duke u nisur nga kjo ngjarje. Klodi mendon se cdo gjë varet nga mënyra se si është komentuar në studio klipi, por Olta mendon se varet se si e ka kuptuar Bertian atë. Domenika mendon se e gjitha është e lidhur me mënyrën se si e ka thënë Erioni. Lta me Domenikën vazhdojnë që të bisedojnë vetëm për diskutimin me Bertinën gjatë spektaklit dhe ndërsa Olta i tregon, të dyja mendojnë se këto janë vec imagjinatë e sajë. Olta shprehet se Bertina ka dashur që të hedhë baltë mbi të, por duke diskutuar me Domin, shton se i vjen keq për Bertinën që po sillet kështu duke thënë gjëra të paqëna. Në të nëjjtën kohë, edhe Erioni i tregon Mirit aq sa di nga kjo ngjarje që ia tregoi Olta. Miri e këshillon që të mos i marrë për të mirqëna të gjita ato që i tha Olta, ndërsa ai shprehet se Bertina vazhdon ende me dyshime e xhelozi edhe jashtë. Erioni uron që Bertina të mos jetë keqkuptuar me fjalët e tija në klip dhe i sqaron Mirit kuptimin e tyre.