Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Biseda dhe ngacmime

Thursday, April 29, 2010 , Posted by BB3 at 6:34 AM


Banorët ngrihen thuajse të gjithë nga gjumi. Kështu, Seldi dhe Hakiu fillojnë të merren me përgatitjen e drekës për banorët, ndërsa të tjerët me punët e mëngjesit. Disa nga banorët dalin në kopsht ku fillojnë t’i hedhin njeri-tjetrit batuata. Jona dhe Klodi merren me përgatitjen e disa mesazheve të cilat do t’i përdorin gjatë kësaj mbrëmjeje tek prova. Këto mesazhe ata i hkruajnë nëpër pankarta të cilat do të vendosen tek “televizori” që do të krijojnë. Pasi përfundon këtë punë, Klodi shkon të bashkohet me Mandin dhe Erionin në kopsht të cilët deri në atë kohë ishin duke folur pak për të. djemtë u shprehën se Klodi ka një tip ndryshe nga të tjerët që pavarësisht nëse është vendi dhe koha e duhur apo jo, ai e thotë atë që ka ndërmend, pa u ngutur fare. Kur Klodi shkon pranë tyre, djemtë i tregojnë se po flisnin për të, por ai nuk kërkon të dijë bisedën. Kështu edhe ai bashkohet tek biseda me ngacmime. Djemtë duke qeshur shprehen se duken të lodhur nga sistemi, ndërsa Mandi e vecon veten dhe thotë se ai është i ri. Dy të tjerët qeshin, ndërsa Klodi e kthen bisedën më serioze duke folur për sisteminm e kaluar. Ai tregon se u ka ecur ters e nuk kanë patur fatin t’u realizoheshin shumë ëndërra. Mandi ia kthen se fat kanë patur, por të zi, kurse Klodi shton se gjithsesi, kanë ecur e nuk e kanë vuajtur shumë atë periudhë. Por, përfundimi i kësaj bisede nuk sjell përfundimin e ngacmimeve mes djemve, sidomos mes Mandit dhe Klodit.