Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Seldi: “Nuk dua të mbeten gjëra pa thënë”

Thursday, April 29, 2010 , Posted by BB3 at 6:33 AM


Hakiu zgjohet dhe del në kopsht ku qëndron sëbashku me Seldin. Ndërsa bisedojnë, Hakiu përfiton nga rasti që janë vetëm dhe fillon ta këshillojë atë. Ai i thotë Seldit që të ketë kujdes në ato që bën e që thotë, pasi nuk është nevoja që ta ekzagjerojë, por thjesht të përpiqet t’i shijojë edhe këto ditë qëndrimi që i kanë mbetur në shtëpi. Seldi e dëgjon me vëmendje dhe pranon këshllën, por shton se ka edhe disa gjëra të fundit që do donte t’ia thoshte Erionit e më pas nuk do merret më me këtë gjë. Ai fillon të sqarojë se situata ndërmjet djemve dhe Jonës është kthyer njësoj si me atë ndërmjet tyre dhe Pamelës. Seldi spjegon se kur sheh padrejtësitë që po ndodhin me Jonën, nuk mund të rrijë pa reaguar, pasi është kundër tipit të tij. Ai përforcon idenë se kjo që po bën nuk ka lidhje me nominimin, por vetëm se sjellja e Erionit i duket e ndikuar nga Miri. Kika e këshillon që gjërat t’i sqarojë vetëm me Erionin e jo të futet në debatet e të tjerëve sic bëri mbrëmë. Seldi përsërit disa raste me Pamelën që i duken të ngjashme me ato të Jonës, duke thënë se vajza e parë u dogj pikërisht nga dy djemtë. Seldi pranon vetëm këshillën që të bisedojë vec me Erionin dhe shton se nuk do që të dalë nga shtëpia me keqardhjen që nuk tha cdo gjë që mendonte. Ai thekson se nuk do që të quhet një person pa personalitet nëse vecse do sillej mirë me të tjerët e t’u bënte lajka, pa u thënë ato që mendonte vërtetë për ta. Hakiu insiston vetëm tek qetësia kur thuhen mendimet, por Seldi ia kthen se pavarësisht se ai ka të drejt për këtë, Kika nuk ishte prezent kur Erioni u acarua gjatë debatit me Jonën duke iu kthyer asaj me ton shumë të ashpër që sipas tij nuk është normale dhe e drejt. Ai shton se nuk po ia bën Erionit me tendencë, por këto devijime, ndikime dhe sjellje jo të duhura, dikush duhet t’ia thotë atij, gjë që po e bën Seldi në këtë rast. Seldi kujton se një debat të tillë e ka bërë me Erionin kur ishin te shtëpia e vjetër dhe ky i fundit kishte pranuar se ka qënë i ndikuar nga Miri, e cila po përsëritet edhe këtë herë. “Ose është pa personalitet që ndikohet, ose po nxjerr fytyrën e vërtetë tani”- shprehet ai për Erionin dhe thotë se të dy rastet janë gabim për Erionin.