Domenika flet për zënkën me Seldin
Domenika i tregon Oltës atë që ndodhi pak më parë mes saj dhe Seldit, nga biseda e nisur me Mandin. Ajo e krahason bisedën e Mandit sikur të ishin në gjykatë e i merrnin në pyetje, duke treguar se nuk i pëlqeu aspak kjo gjë. Domenika shprehet se Seldi po e mërzit me ato xhelozitë e kota ndaj Mirit dhe që nuk arrin ta kontrollojë veten se cfarë thotë. Ajo i tregon disa biseda mes saj dhe Seldit të cilat nuk i kanë pëlqyer se si janë interpretuar prej tij, pasi sipas saj, kanë qënë sa për të dalë nga situata. Edhe Olta mendon kështu dhe e këshillon Domin që të mos lërë asnjë person që të ndikojë në lidhjen e tyre, duke nënkuptuar këtu Mandin. Ajo e këshillon që edhe keqkuptimet mes saj dhe Seldit, t’i sqarojë sic duhen. Domenika është e mërzitur edhe me Seldin pasi pret më shumë prej tij dhe që gjërat t’i bëjë në mënyrë spontane e jo i ndikuar nga të tjerët dhe merr shembullin e Mandit i cili i tha që t’i dedikonte një këngë Domit, apo edhe asaj dicka të ngjashme me këtë. Domenika ankohet se me Seldin sapo sqarohet, më vonë ai fillon përsëri avazin dhe shton se nuk mund të bëjë përditë të njëjtat biseda me të.