Olta: “Tatiana po luan me ne”
Vajzat, përfundojnë bisedën për Seldin dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë në shtëpi. Ato flasin fillimisht për Tatianën e cila u duket e influencuar nga Miri. Olta i tregon Domit për një rast, kur Tatiana kishte ardhur të bisedonte me të dhe i ishte dukur njësoj sikur të kishte vepruar Miri ashtu. Ajo mendon se Tatiana nuk ka pse të justifikohet se nuk ka folur me Oltën sepse sipas saj, mundësitë i ka patur gjatë gjithë javës, por ka qënë ajo që nuk është hapur me të duke ia vështirësuar edhe Oltës që t’i bëjë pyetje. Sipas saj, këto janë mekanizma të mësuara prej Mirit e këtëe thotë me bindje, pasi ai i mban të dyja vajzat e reja afër me orë të tëra. Ato fillojnë të flasin për Mirin dhe të dyja pohojnë se cdokush që rri afër tij, herët ose vonë do dalë dhe marrin shembullin e Valonit dhe të Rezartës. Olta ironizon Mirin kur tek klipi ishte shprehur se ajo nuk ka se cfarë t’i japë më atij, kur deri pak më parë, ai thoshte se ajo ishte enigmatike për të. ato i rikthehen sërish bisedës për Tatianën dhe Olta shprehet se edhe ajo i ka qëndruar larg, madje as pyetjet më elementare për ta njohur, ajo nuk ia ka bërë. Sipas saj, Tatiana po përpiqet që ta mbajë mirë me të gjithë që të ecë në lojë. Edhe Domenika e mendon kështu, ndërsa Olta shton se nuk i pëlqen të flasë në sy të Tatianës sepse ajo mund t’i tejcojë informacionet tek të tjerët.
Më pas, Olta fillon t’i tregojë Domenikës për surprizën që iu bë nga Vëllai i Madh kur arriti të takonte babanë e saj. Olta i tregon historinë me të atin, kur ai nuk pranonte që ajo të futej në BB dhe ikjen fshehurazi tij, natën kur filloi spektakli.